Zona malore të lëena në harresë të plotë prej vitesh. SEgmente rrugore te pakalushme qe nuk lidhin dhe nuk lejojnë komunikimin mes njerezve.

Por pak ditë më parë bashkia Shkodër ka nisur riparimin e dy urave Ura Breglumi dhe Ura Gimaj ne njesine administrative te Shales Pas një harrese shumëvjeçare, në Njësinë Administrative Shalë, pjesë e Bashkisë Shkodër, ka filluar riparimi i dy urave: Ura Breglumi(gjatësi: 33 metër / gjerësi: 4 metër) dhe Gimaj(gjatësi: 31 metër / gjerësi: 4 metër). Këto ura, shumë të rëndësishme për zonën, të frekuentuara nga të gjithë banorët e zonës, kanë qënë në gjëndje tejet të amortizuara, thuajse drejt shkatërrimit. Kalimi i këtyre urave ka shfaqur rrezikshmëri të lartë, sidomos për automjetet.  Bashkia Shkodër duke vlerësuar rëndësinë e këtyre dy urave dhe pas konsultimit me banorët, ka vendosur të bëjë riparimin e tyre të menjëhershëm; ndërrimin e shtresës së dyshemeve dhe lyerjen e saj (me prajmer bituminoz 0.5 litra/m2) për të rezistuar ndaj agjentëve klimaterik. Ndërkohë puna vazhdon. Kjo ndërhyrje do të krijojë qarkullim me të sigurtë banorët dhe automjetet.