Dy zëvendësministret e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Adriana Jaku dhe Bardhylka Kospiri, u takuan këtë të shtunë me studentë të Universitetit të Shkodrës në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit me temë “Mitet dhe Dhuna”.

Në takimin e organizuar nga Zyra për Djem dhe Burra në Bibliotekën “Marin Barleti”, dy minister folën për progresin e arritur kundër dhunës. Ndërkohë, ata bën me dije se po puohet për rishikimin e ligjit kundër dhunës, në mënyrë që fenomeni të marrë zgjidhje.

Ky forum i organizuar u bë për të sensibilizuar dhe për përfshirjen sa më shumë djemve dhe burrave në çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës me bazë gjinore. Të krijojë mundësinë e studentëve për të shprehur lirisht mendimet e më gjerë. Në fund, studentët patën mundësinë t’u drejtojnë edhe pyetje dy zv. Ministreve të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Artikulli paraprakBURGU I REÇIT, HAPET NË MUAJIN JANAR
Artikulli tjetërDOGANA E RE NË HANIN E HOTIT