Ka mbërritur në Tiranë zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë europiane të futbollit. Në orën 09:00, Surkis ka nisur takimin me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më vonë do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Arsyeja e vizitës së Grigori Surkis është ndjekja e mbarëvajtjes së fushatës për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.