Rreth 1440 maturantë në qarkun e Shkodrës do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një nga provimet më të rëndësishme të Maturës Shtetërore.
Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, Brisela Kadia, bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të provimit, ndërsa janë 7 nxënës me aftësi të kufizuara që do të testohen në kushte të përshtatura sipas nevojave të tyre.
Kadia theksoi gjithashtu se provimi i parë është zhvilluar pa asnjë problematikë, duke mos u konstatuar asnjë incident që lidhet me administrimin e tezave apo me maturantët.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishin 1430 maturantë, këtë vit provimeve të Maturës Shtetërore në Shkodër do t’u nënshtrohen 1444 nxënës, ose 14 më shumë.

Artikulli paraprakPROVIMI I GJUHËS SHQIPE, MATURANTËT: NIVEL MESATAR
Artikulli tjetërPEDONALIA “KOLË IDORMENO” I NËNSHTROHET REHABILITIMIT