
E hëna e 8 shtatorit do të rikthejë në bankat e shkollës nxënës dhe student në të gjithë vendin.
Drejtuesja e Zva Shkodër Brisela Kadija thotë se janë 10800 nxënës që do nisin të hënën vitin e ri shkollor, rreth 200 nxënës më pak se viti shkollor që lamë pas .
Drejtuesja e Zva konfirmon se nuk do do të ketë asnjë shkollë të mbylluar .
Rreth 800 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës në sistemin arsimor publik në Shkodër ndërsa po kryhen ndërhyrjet e fundit për infrastrukturën shkollore .
Përvec investimit në shkollën “Ndre Mjeda” investime ka pasur edhe në shkolla të tjera që do të jenë gati për nisjen në kohë të vitit shkollor. Këtë vit nxënësit e arsimit fillor do të përfitojnë falas librat shkollor ndërsa edhe disa katergori sipas udhëzimit të ministrisë do të përfitojnë libra falas në sistemin e arsimit 9 vjeçar.






