Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Parlamenti zviceran ka kaluar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Tiranë më 18 shkurt. Rama jep edhe lajmin tjetër se më 6 dhjetor, kishte komunikuar me homologen italiane, Giorgia Meloni, e cila gjithashtu i kishte premtuar se e njëjta marrëveshje do kalonte edhe në parlamentin italian.

Postimi i plotë:

LAJM I MIRË! Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.

Artikulli paraprakRAPORTI/ 47% E QYTETARËVE PRANOJNË SE U KANË DHËNË RRYSHFET ZYRTARËVE, SHQIPËRIA MBETET MË E KORRUPTUARA NË RAJON
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19 NË VEND, MSH: 18 RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË NË 24 ORËT E FUNDIT