Në 80 vjetorin e tij të lindjes dhe 65 vjetorin e kontributit si sportist dhe si mjek i ekipeve sportive Vllaznia, Zyhdi Çoba u vlerësua me titullin “Mirënjohje” nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia duke e cilësuar Çobën si një prej emrave më të shquar të sportit dhe mjekësisë shkodrane.

Mjeku Çoba dhe bashkëshortja e tij falenderuan për këtë nderim që i bëhet figurës së tij.
Një vlerësim për mjekun Zyhdi Çoba dha edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Për bashkëpunëtorët e afërt kujtimet janë të shumta me doktor Zyhdi Çobën janë të shumta.

Zyhdi Çoba e ka nisur punën në vitin e largët 1970 duke qenë mjek i ekipeve të Vllaznisë por edhe mjek i ekipeve kombëtare për vite me radhë duke dhënë një kontribut të madh për sportin sa i përket mjekësisë.

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, BANORI: DO SHESIM BAGËTITË PËR TË MBIJETUAR
Artikulli tjetërHARROI TË VENDOSË MJETIN NË FRENA, FURGONI I PASAGJERËVE BIE NË KANALIN ME UJE NË LEZHË