Mjeku sportiv i klubit të futbollit Vllaznia, Zyhdi Çoba, është nderuar me rastin e 81-vjetorit të tij të lindjes. Në fakt, ka qenë organizata IPA, e cila nëpërmjet përfaqësuesit të saj Ardian Zaganjori, ka dekoruar Çobën për kontributin shumë-vjeçar në shërbim të sportit shkodran.

Edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, u shpreh shumë mirënjohës për kontributin që mjeku sportiv, Zyhdi Çoba, ka dhënë për shumë vite me rradhë në shërbim të sportit shkodran.

Vetë mjeku Zyhdi Çoba falënderoi organizatën IPA për këtë nderim që i bënë atij me rastin e 81-vjetorit të lindjes.

Zyhdi Çoba është një emër që i ka bërë nder Shkodrës me punën e tij, pasi ai kontribuon për këtë qytet prej gati 66-vitesh.

Artikulli paraprakVIDHEN TRE “RANG ROVERA” NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NUK NDALET AS NË KUPË