Jeta dhe karriera e Zyliha Milotit, mjeshtres së madhe të skenës shqiptare u shfaq në ekranin e madh të kinema “Republika” në Shkodër përmes dokumentarit “Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”. Ky dokumentar, erdhi si shenjë falenderimi e aktores së madhe të humorit, për pasionin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që I ka dhënë skenës shqiptare të humorit. Mes emocioneve, në shfaqjen e premierës, aktorja e madhe nuk I ndalë falenderimet për spektatorin shkodran.

Ndërkohë, regjisori Arian Çuliqi dhe skenaristja Klodiana Shpendi tregojnë për punën dhe realizimin e dokumentarit kushtuar ikonës së humorit, Zyliha Miloti.

Aktorët e humorit, miqtë e Zyliha Milotit vlerësojnë kontributin e jashtëzakonshëm të saj në skenën shqiptare.

Zyliha Miloti është aktorja që sapo i shqipton emrin, jo vetëm identifikon Shkodrën, por edhe humorin shqiptar. Artistja e njohur erdhi në një rrëfim të rrallë për jetën e saj në këtë dokumentar, ndërsa kolegët dhe miqtë sjellin kujtimet e karrierës së saj të gjatë në skenë dhe ekran.

Artikulli paraprakINCIDENT MES POLICISË DHE NJË TË RIU NË AKSIN RRUGOR LEZHË-MILOT
Artikulli tjetër77 VJEÇARI QË SHËRON PA ILAÇE