E paaritshme në skenë, gjithmonë e dashur për publikun, ikona e humorit shqiptar festoi në skenën e tearit Migjeni 72 vjetorin e lindjes. Pas shfaqjes së komedisë “Lumturi ne fukarallek” aktorët e teatrit Migjeni suprizuan mjeshtren e madhe Zyliha Miloti. Buqeta me lule, torta e cila kishte sipër numrin 27 dhe duartrokitjet e publikut shkodran i dhuruan aktores emocionin dhe urimin më të bukur që ajo kishte marrë për ditëlindje.

Zyliha Miloti mjeshtre e madhe, ka bërë 58 vite në skenë, 260 premiera , gjithmonë plot gaz, humor dhe e respektuar nga publiku shkodran . Ajo e nisi karrierën e saj në një moshë shumë të vogël por që më kalimin e viteve dhe falë punës së saj të pandërprerë arriti të bëhet një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare në vend duke qënë shembull për shumë kënd.

Zyliha Miloti shquhet për aftësinë e saj për të bërë për vete publikun me realizimi e shumë karaktereve të ndryshme gjatë karrierës së saj shumë vjeçare.

Artikulli paraprakQEVERIA TRANSFEROHET NË LEZHË, PUBLIKOHET AXHENDA DY DITORE
Artikulli tjetërM.MADHE MBLIDHET KRYESIA E PD-s