Në momentin kur Drejtoria e Shërbimit Social po zhvillonte takim me administratorët shoqëror për skemën e re të ndihmës ekonomike, dhjetra qytetarë shkodranë presin prej orës 4 apo 5 të mëngjesit pranë qendrës komunitare të aplikimit për ndihmën ekonomike numër 3.

Mes shiut dhe gjendjes aspak të mirë atmosferike, të moshuar dhe jo vetëm presin në radhë, por askush nuk vjen për të ofruar shërbimin. Qytetarët janë të revoltuar me situatën.

Një ditë më parë kjo zyrë kishte problematika me sistemin online, duke sjell vonesa të mëdha. Data e fundit për të aplikuar është 10 marsi, ndërsa të gjithë aplikuesit kërkojnë të shtyhet ky afat.

Problemet me sistemin dhe mbylljen e zyrës për zhvillimin e mbledhjeve, sipas tyre, janë sfilitëse dhe të padrejta. Aplikuesit, pjesa më e madhe e të cilëve janë të lënë jashtë ndihmës ekonomike kërkojnë të zgjidhet problemi.

Artikulli paraprakTAKIM PËR SKEMËN E RE TË N. EKONOMIKE
Artikulli tjetërREAGON DREJTORJA E SHËRBIMIT SOCIAL SHKODËR