
Rreth 100 turistë në ditë po marrin informacion pranë zyrës së turizmit e cila është e vendosur në qendër të qytetit.
Kjo periudhë shënon një fluks të lartë turistësh të huaj që po vizitojnë Shkodër dhe atraksionet e saj .
Kryesisht turistët marrin informacion më shumë për zonat malore por edhe sa i takon qytetit
Turistët janë kryesisht nga europa por nuk mungojnë edhe nga kontinentet e tjera si Amerika apo Australia
Sipas specialistëve të turizmit pritet që edhe muaji shtator të ketë një numër të lartë turistësh që do të vizitojnë Shkdorën dhe pikat turistike të saj






