Dodë Mehmetaj nuk do të jetë më drejtor rajonal i zyrës së punës në Shkodër.

Ky është vendimi i marrë drejtoria e përgjithshme e shërbimit kombëtar të punësimit. Përmes një shkrese zyrtare drejtori i përgjitshëm Artur Micki ka bërë të ditur këtë vendim. Në vend të ish-drejtorit tashmë Dodë Mehmetaj është emëruar Rozafa Zmijani e cila do të mbajë postin e drejtores rajonale të punësimit në Shkodër. Kohët e fundit janë pritur disa lëvizje drejtorësh rajonal në radhët e socialistëve dhe tashmë kanë nisur që të konkretizohen. Burime pranë zyrës së punës bëjnë me dije se ish-drejtori Mehmetaj është larguar nga posti i titullarit por megjithatë do vijojë që jetë pjesë e këtij institucioni por tashmë në një tjetër pozicion. Pas thuajse 3 vitesh në postin e drejtorit Mehmetaj do t’i lërë vendin Rozafa Zmijanit. Burime pranë zyrës së punës bëjnë me dije se në Shkodër ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm Micku për të bërë prezantimin e Rozafa Zmijanit. Ky zëvendësim tek zyra rajonale e punësimit është bërë mes dy zërave kritik brenda partisë socialiste të Shkodrës qoftë gjatë procesit të zgjedhjeve brenda llojit por edhe më pas gjatë mbledhjeve të zhvilluara në kohë të ndryshme. Mehmetaj në zgjedhjet vendore të 2015-ës ishte ndër eksponentët kryesor që ndoqi procesin e numërimit të votave në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndër të paktët rojtarë të votave socialiste pasi u mor vesh se kandidatja e majtë kishte humbur betejën. Nga ana tjetër Rozafa Zmijani edhe pse ishte e 5-ta në listën për deputet në 2013-ën në radhët e PS për qarkun Shkodër për tre vite nuk mori asnjë post drejtues dhe siç duket ky emërim vjen në kohën e duhur për të shërbyer edhe si një pajtim teksa zgjedhjet parlamentare të 2017-ës po afrojnë. Ky nuk pritet të jetë i vetmi ndryshim sepse brenda pak ditëve priten edhe lëvizje të tjera në rang të drejtorive rajonale të PS.

Artikulli paraprakPËRFAQËSUES TË MYFTINISË NË BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërAMBASADORI HUNGAREZ: DOSJET TË HAPEN, NË MES POLITIKA