Të shumtë janë të rinjtë në Shkodër që duan të japin kontributin për qytetin e tyre në fusha të ndryshme të biznesit. Rozafa Zmijani drejtore rajonale e zyrës së Punësimit në Shkodër shprehet se ka qënë i lartë numri i alikimeve për programin e Vetëpunësimit, një program i cili ka si qëllim për të zhvilluar një ide biznesi.

Drejtoja e zyrës së Punësimit në Shkodër thekson se duhet angazhimi i të gjitha institucioneve për të kontribuar sado pak për të rinjt.

Ky program ka si qëllim nxitjen e vetëpunësimit nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve të reja të punëkërkuesve të papunë të interesuar. Ai zbatohet dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

 

 

Artikulli paraprakKANDIDON SI KRYETAR I FRPD, IVZIKU PREZANTON PLATFORMËN
Artikulli tjetërISH-MINISTRI I JASHTËM I KOSOVËS: KURTI DHE OSMANI, ME POLITIKËN E TYRE TË RREZIKSHME PO SHKATËRROJNË ÇDO GJË