
Qendra turistike e Lëpushës, shumë shpejt do të ketë zyrën e informacionit turistik. Lajmin e ka bërë të ditur, Agim Dardha, drejtori rajonal i administratës së zonave të mbrojtura ndërsa tha se rritja e fluksit të turistëve i ka angazhuar institucionet në disa drejtime.
Drejtori Dardha shton se po merren masa edhe për vendosjen e tabelave orientuese për turistët.
Ndërkohë, paralel po punohet edhe për menaxhimin e mbetjeve në zonat e mbrojtura, në mënyrë që të sigurohet një cilësi më e lartë e turizmit.