Tani është zyrtare. Klubi Futbollit Partizani ka firmosur marrëveshjen me Adolfo Sormanin. Trajneri Sormani ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysëm dhe është prezantuar sot nga Presidenti Demi ndërsa menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë.

“Trajneri 54 vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventus e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën regjistroi rezultate shumë pozitive.

Në drejtimin e Adolfo Sormanit i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016 – 2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet evropiane, duke u kualifikuar deri në fazën play off të Europa League” shkruan në faqen zyrtare klubi i Partizanit.

Artikulli paraprakKËTO JANË ARSYET PSE NE NUK MUND TË SHKËPUTEMI NGA PUNA
Artikulli tjetërNGËRÇI NË KUSHTETUESE/ AVOKATI I POPULLIT PADI KUNDËR KED NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË APELIT