
KF Vllaznia ka siguruar vazhdimësinë e një tjetër futbollisti në organikën e saj. Mesfushori Edon Murataj do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës edhe me një vit.
Murataj do të vijojë kështu rrugëtimin e tij me Vllazninë, duke qenë një alternativë e rëndësishme për stafin teknik në objektivat e sezonit të ri.
NJOFTIMI
EDON MURATAJ EDHE PËR NJË SEZON TJETËR
Edhe një tjetër futbollist do të vijojë rrugëtimin e tij me skuadrën tonë edhe për sezonin e ardhshëm. KF Vllaznia dhe Edon Murataj kanë rënë dakord të vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.






