Lajmi i shumë pritur tashmë është zyrtar, me 5 Nëntor, në Shkodër do te kremtohen edhe ceremonitë në kuadër të lumturimit të Martireve te Kishës Katolike Shqiptare.

Lajmi është bërë publik nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër Pult, Monsinjor Angelo Massafra, i cili ka komunikuar edhe shkresat me seline e shenjte. Pas një kohe relativisht të gjatë, me një punë voluminoze dhe me angazhimin e palodhshëm të të gjithëve: besimtarë, laikë dhe institucione, për të arritur deri në përmbylljen e procesit kanonik, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vincens Prennushit dhe 37 shokëve të tjerë, erdhi momenti që tani solemnisht të shpallim datën historike të Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të 38 bijëve tanë.  Në letren që Ati Shenjte, Papa Francesku na ka derguar përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, na konfirmon se data e Kremtimit do të jetë 5 NENTOR 2016. Vendi i kremtimit do të jetë: Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit, Shkodër

Artikulli paraprakSHKODËR: KOLAUDIMI I AUTOMJETEVE , RADHË QË NË MESNATË
Artikulli tjetërMBYLLET KONKURSI KUSHTUAR MARTIRËVE TË KISHËS KATOLIKE