Bekim Balaj është lojtari më i ri i Vllaznisë. Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e shkodranëve në rrjetet sociale. Sipas asaj që shkruhet, sulmuesi i njohur do të luajë për këtë fanellë për 3 sezone. Ashtu siç ishte përfolur kohëve të fundit për një goditje të madhe, firma ka ardhur këtë të shtunë pasdite, me tifozët e gjigandëve të Superiores që kanë nisur festën tashmë.

Balaj ka luajtur më parë edhe për Tiranën, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur CV shumë e pasur, ku ndër vite ka kontribuar për Sparta Prague, HNK Rijeka apo edhe Sturm Graz.

“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!” – Shkruan klubi.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“PROVAT I ÇUAM NË PROKURORI”, ALBIN KURTI: BRIGADA E VERIUT, GRUPI WAGNER DHE UJQËRIT E NATËS, ISHIN NË BARRIKADAT NË VERI
Artikulli tjetër“MBRETËROJNË” SKUADRAT E KRYEQYTETIT, SHIKONI RENDITJEN E ELITËS SË KAMPIONATIT SHQIPTAR