Tashmë është e gjitha zyrtare. Hakan Calhanoglu është lojtari më i ri i Interit.

Lojtari ka nënshkruar me klubin një kontratë 3-vjeçare, ku do të përfitojë 5 milionë euro neto në sezon, pa bonuse.

Kështu, Interi ka rrëmbyer me kosto zero një nga faktorët kyç të Milanit të sezonit të shkuar. Mesfushori turk ishte në fund të kontratës me Milan dhe nuk preferoi të rinovonte.

Këtë moment e ka shfrytëzuar zikaltërit, të cilët i ofruan lojtarit pagesë më të lartë vjetore.

Chalanoglu do të zë kështu vendin e Christian Eriksen, pasi ky i fundit, ka pësuar arrest kardiak para disa kohësh dhe e ardhmja e tij me kampionët e Italisë është në një pikëpyetje më të madhe.

Artikulli paraprak“VETO”, PËRFAQËSUESI I BULLGARISË NË LUKSEMBURG: VLERËSOJMË ARRITJET E SHQIPËRISË, ME MAQEDONINË E VERIUT TË HAPUR PËR DIALOG GJATË PRESIDENCËS SLLOVENE TË BE
Artikulli tjetërMATURA SHTETËRORE, PUBLIKOHEN REZULTATET E PROVIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE LETËRSISË