Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, ka njoftuar se Joachim Low ka përkrahjen e plotë të Federatës ka shpresa se trajneri 56-vjeçar do të mbetet në krye të përfaqësueses gjermane.

Pas humbjes nga Franca në gjysmëfinale të Euro 2016 Loë ka lajmëruar se do ti duhet pak kohë për të menduar rreth së ardhmes, por Grindel ka thënë se trajneri gjerman do të mbetet në krye të gjermanëve. “Pas ndeshjes kundër Francës, unë falënderova lojtarët, stafin e trajnerëve dhe fansat për përkrahjen e mahnitshme në Euro 2016”, është shprehur shefi i DFB-së. “Duhej të luftonim me disa lëndime para dhe gjatë kësaj gare, por përkundër këtyre problemeve ata treguan lojë të mirë taktike. Kjo krejt varej nga trajneri ynë”, ka thënë më tej ai. “Unë personalisht jam shumë i lumtur me të dhe të gjithë në DFB, nëse Jogi Low na bashkohet për të mbrojtur titullin në Rusia 2018. Jam i bindur se kjo do të ndodhë”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMARTOHET PËR TË TRETËN HERË NË MOSHËN 75-VJEÇARE PELE
Artikulli tjetërBERISHA THOTË SE KA ZBULUAR NJË SKANDALI TË RI