Kongresi amerikan ka certifikuar demokratin Joe Biden si President të SHBA-së. Ai është Presidenti i 46-të i SHBA-së.

Me 3 votat e marra nga shteti i Vermont, Joe Biden dhe Kamala Harris fituan votat e mundshme për të marrë presidencën.

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Sesioni normal i Kongresit u ndërpre ditën e djeshme për shkak të protestave që përfshinë ndërtesën e Capitol-it. Seanca rinisi dhe vazhdoi gjatë gjithë natës pasi u pastrua ndërtesa.

Artikulli paraprakTRAFIKU QË ZGJAT PREJ 6 MUAJSH
Artikulli tjetërDITA E DYTË E VIZITËS ZYRTARE NË TURQI/ RAMA NË MUZEUN ATATURK, PRITET ME CEREMONI