Vllaznia zyrtarizoi në merkato Edon Murataj. Sulmuesi ka firmosur kontratë për dy vite, teksa lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ky afrim ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Edi Martini. Murataj ka luajtur për Lafnitz në Austri.

Postimi:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Edon Murataj. Me këtë lojtar, I cili pas pak ditësh mbush 23 vjeç, drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjëçare me të drejtë zgjatje edhe një sezon tjetër. Murataj luan në rolin e sulmuesit të krahut dhe është formuar si futbollist në Belgjikë tek klubi I Antëerp ndërsa dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e futbollit austriak.

Artikulli paraprakKOSOVË/ QEVERIA KUNDËRSHTON VENDIMIN E GJYKATËS SUPREME PËR SHFUQIZIMIN E UDHËZIMIT ADMINISTRATIV
Artikulli tjetër“UNË NUK JAM NË ANËN E ASKUJT”, TRUMP: S’DO TA FURNIZOJMË KIEVIN ME RAKETA ME RREZE TË GJATË VEPRIMI