Erdis Kraja është lojtari më i ri i Pescara. Klubi italian ka njoftuar të gjithë për arritjen e marrëveshjes, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Lojtari që ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë ka qenë në 2 sezonet e fundit pjesë e Leccos në Serie C, sakaq po në këtë kampionat ka kontribuar edhe për Grosseton. Në 2019/2020, 22 vjeçari ka veshur fanellën e Palermos.

Duke qenë se te Atalanta nuk ka hapësira, klubi bergamask e pa të arsyeshme të sistemojë diku tjetër futbollistin shqiptar.

Artikulli paraprakVDEKJA TRAGJIKE E 7-VJEÇARES/ “JETA S’KA MË VLERË NË KËTË VEND”, REAGON ALIBEAJ
Artikulli tjetërMARSHIM-HOMAZH PËR JONADËN 7-VJEÇARE NË SHËNGJIN, DHJETËRA QYTETARË ME LULE DHE QIRINJ NË DUAR I BASHKOHEN THIRRJES SË DOM GJERGJ METËS