TRANSFEROHET NGA LIVERPULI PËR 128.5 MILION DOLLARË .

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Marrëveshja me ekipin e Liverpulit është arritur për shumën 128.5 milion dollar, ndërkohë që një vlerë prej 81 milion eurosh është paguar për kartonin e tij.  Uruguaiani ka firmosur kontratën e re me ekipin katalanas deri në vendin 2019. Barcelona tentoi të fuste në tratativa Alexis Sanchez për të ulur shumën që duhet të paguajë në Cash, por Liverpuli nuk pranoi. Prezantimi me fanellën e Barcelonës do të bëhet në javën që vjen, kur sulmuesi të kryejë edhe analizat mjekësore. Megjithatë sulmuesi uruguaian nuk do të mundë që të luajë për Barcelonën deri më 25 Tetor kur përfundon masa e ndëshkimit e dhënë nga FIFA pas kafshimit të Kielinit në ndeshjen e fazës së grupeve mes Uruguait dhe Italisë në Brazil 2014.Me ardhjen e Suarez, Barcelona pritet që të formojë një tredhëmbësh të frikshëm së bashku me Mesin dhe Neymar. Pas konfirmimit të zyrtarizimit të kalimit nga Liverpuli, Suarez u shpreh “Tani për mua fillon një aventurë e re. Barcelona është një ëndërr, dhe jam shumë i lumtur e i karikuar që do të luaj në një klub fantastik. Te Liverpuli lë zemrën time, është një qytet ku jam ndier shumë mirë me gjithë familjen time”. Persa i perket transferimeve me te medha nga kampionati anglez, premier league, Suarez eshte lojtari I trete me I shrenjte I shitur ne spanje. Vendin e pare e mban gareth bale I transferuar nga totenham per tek real Madrid per nje vlere prej 145 milion dollare. I dyti eshte Cristiano Ronaldo, I transferuar nga Manchester united tek real Madrid per 135 milion dollare. Nderkohe qe suarez eshte i treti me nje shifer prej 128.5 milion dollare.