Zyrtarë amerikanë që po hetojnë korrupsionin në trupën më të lartë qeverisëse të futbollit botëror, FIFA, kanë ngritur akuza edhe për 16 zyrtarë të tjerë të saj.

Të akuzuarit e rinj, të publikuar mbrëmjen e së enjtes (rreth orës 15 me orën lokale në SHBA) nga Departamenti i Drejtësisë në Uashington, vjen vetëm pak orë pas arrestimit të dy zëvendëspresidentëve të FIFA-s në Zyrih. Ish-shefi i Federatës braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira është mes të akuzuarve “të përfshirë në skema kriminale që kapin shifrat e mbi 200 milionë dollarëve ryshfete dhe haraçesh”. FIFA ndërkaq ka premtuar se do të “bashkëpunojë tërësisht” me hetimet. Presidenti aktual i Federatës braziliane, Marco Polo del Nero, ndodhet gjithashtu në listën e fundit të të akuzuarve për “shantazh, rrjet mashtrimi dhe konspiracion për pastrim parash” me “abuzimin e vazhdueshëm të pozitave për përfitime financiare”.

Artikulli paraprakSHFAQET DOKUMENTARI I RËNIES SË KOMUNIZMIT NË HUNGARI
Artikulli tjetërPROBLEME TEK VLLAZNIA, PËRVEÇ MBROJTJES SHTOHET EDHE SULMI