Zyrtari i DASH takim të veçantë me 3 deputetët ‘rebelë’ të PD

 

Zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee do të vijë nesër në Tiranë me qëllim për të bindur Bashën që të futet në zgjedhjet e 18 qershorit. Amerikani përpos Ramës dhe Bashës ka kërkuar një takim edhe me grupin ‘rebel’ të PD, që kanë dalë kundër kryetarit të PD. Hoyt Brian Yee, sipas burimeve të Report Tv ka kërkuar që të realizojë një takim me deputetët e grupit të PD, Eduard Selami, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli. Të tre deputetët kanë kritikuar hapur disa nga vendimet e Lulzim Bashës, përfshirë bojkotin e Kuvendit dhe zgjedhjeve të 18 qershorit. Zyrtari i lartë i DASH ka kërkuar takim me katër deputetët e djathtë për t’u njohur me mendimin ndryshe në PD. Megjithatë, pavarësisht zërave kundër në mbledhjet e grupit dhe në media të katër deputetëve, Basha është ai që do të marrë vendimin, ndërsa vazhdon që të qëndrojë në kërkesën e tij për qeveri teknike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakANIJA SHQIPTARE BLLOKON GOMONEN ME KLANDESTINË NË DETIN EGJE
Artikulli tjetërVRITET NË DERËN E SHTËPISË 60- VJEÇARI, DYSHOHET HAKMARRJE