
Shtetet e Bashkuara kanë trajnuar një numër të vogël ukrainasish që janë tashmë në SHBA se si të përdorin dronët e avancuar antitank Switchblade, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Arma, e cila mund të futet në një çantë shpine dhe shpesh quhen drone “kamikaze”, për shkak të mënyrës se si godasin objektivin e tyre, duke mbajtur një kokë lufte në majë.
Ukrainasit që po trajnoheshin po merrnin pjesë në programe të edukimit ushtarak profesional, tha zyrtari, dhe ata mund të marrin më shumë trajnime për sisteme të tjera përpara se të kthehen në Ukrainë “relativisht së shpejti”.
Dronët Switchblade janë të reja për ushtrinë ukrainase. Shtëpia e Bardhë tha më 16 mars se do të furnizonte Ukrainën me 100 dronë Switchblade.