Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në FB, lidhur me protestën e mbajtur sot në Rrugën e Kombit.

Reagimi i Vasilit ka ardhur pas qëndrimeve të Ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe Kryeministrit Rama, të cilët janë shprehur se ndaj protestuesve do të veprojë ligji.

Postimi i Vasilit

Mbi 100 protestues te plagosur jane akuze ndaj dhunes se kryeministrit.

Kryeministri dhe qeveria kerkon te kriminalizoje dhe jo ta degjoje dhe respektoje popullin nderkohe qe mbi 100 protestues jane plagosur.
Kryeministri qe poshteroi popullin me fjale te neveritshme si “dicka qe nuk ngrihet” duhet te kete turp qe t’i flase popullit sepse pas kesaj nuk eshte më kryeministri i ketij populli.
Kriminelet qeveria i ka brenda vetes dhe nuk u heq as imunitetin por i mbron ne menyre te vendosur.
Qeveria e droges qe shkaterroi ekonomine e miliona shqiptareve dhe policia e ministria e brendeshme, qe me vite te tera u be mburoje dhe perkrahese e droges nuk ka as moral as autoritet te flase per popullin.

 

Artikulli paraprak“HEROI” ESHTE RIBAJ, VLLAZNIA FITON ME SKENDERBEUN
Artikulli tjetërPROTESTA/ RAMA DREJTËPËRDREJTË ME SHQIPTARËT NË ORËN 19:00