Idenë për të çuar drejtorinë rajonale të arsimit nga Shkodra në Lezhë në kuadër të një strukturimi të ri të qeverisë me 4 drejtori arsimore në gjithë Shqipërinë, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e quan një çmenduri. Kryebashkiakja reagoi ndërsa i ka dërguar edhe një shkresë zyrtare prefektit të qarkut Shkodër Valdrin Pjetri.

Këshilltari Fatlum Nurja ishte ai që ngriti këtë shqetësim gjatë diskutimeve të lira në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Tashmë këshilli i bashkisë Shkodër ka marrë përsipër që përmes një përfaqësie të bëjë përpjekje për të mos lejuar zhvendosjen e drejtorisë rajonale të arsimit nga Shkodra në Lezhë.

Shkodra është një kryeqendër jo vetëm e artit, kulturës dhe sportit por edhe arsimit duke patur një kontribut të pazëvendësueshëm qoftë në formësimin e institucioneve, fillesat e arsimimit por edhe me një numër të

konsiderueshëm të shumë emra të mëdhenj që kontribuan ndër shekuj në fushën e albanologjisë dhe letrave shqipe. Ky vendim që pritet për ta zhvendosur drejtorinë arsimore nga Shkodra në Lezhë është i papranueshëm për shkodranët.

Artikulli paraprakNGROHJA GLOBALE PO VË NË RREZIK SHËNDETIN TONË
Artikulli tjetërSHKODËR, NDIHMA EKONOMIKE DHE PRONAT E BASHKISË SHQETËSIM