Aktori i njohur Luftar Paja i cili ka gjithë jetën në skenën e teatrit shprehet hapur në mbështetje të një teatri të ri kombëtar me një godinë moderne. Në bashkëbisedimin e artistëve me Veliajn, Luftar Paja tha se teatri i ri i përket të gjithë shqiptarëve.

Duke respektuar të gjitha mendimet e kolegëve, jam për Teatër të ri Kombëtar me të gjitha përmasat që i takojnë një vendi. Që të kemi këtë teatër ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat, ka kush merret me to.

Ne duhet të shtojmë llaçin dhe tullat artistike. Ja e bëmë teatrin por a kemi një Romeo dhe Zhulietë që performon atje. Duhet nisur që nga Universiteti i Arteve, kush i mëson dhe çfarë bëjnë atje.

Teatri Kombëtar të tillë e ka emrin ,dhe nuk duhet të vijnë jo vetëm ato që banojnë në Tiranë, por të gjithë ato që mendojnë se duhet të vijnë në teatër.

Është i gjithë Shqipërisë. Duhet të respektojmë njëri-tjetrin se kështu rrisim dhe cilësinë artistike. Për metrot e teatrit ka specialistë dhe nuk duhet të merremi ne me të.”

Artikulli paraprakBOTËRORI 2018/ SEKRETET E CEREMONISË SË HAPJES, RUSIA PREZANTON KULTURËN E SAJ
Artikulli tjetërNGROHJA GLOBALE, AKULLI NË ANTARKTIDË PO SHKRIN ME SHPEJTËSI