Dështon sërish seanca në Apel, ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Edhe këtë herë, shkak është bërë mungesa e përfaqësueses mbrojtëse, ndërsa Gjykata vendosi të gjobisë avokaten e vendosur kryesisht dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.