Rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës janë gjallëruar nga parada e luleve e organizuar nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Bashkia Shkodër në ditën e luleve.

Të veshur me uniforma shumëngjyrëshe, të vegjlit morën vëmedje të veçantë teksa zhvillonin paradën e tyre nga pedonalja e qytetit “Kolë Idromeno” deri tek sheshi para Bashkisë Shkodër.

Ndërkohë, parada e luleve u pasua nga panairi dhe koncerti i luleve, një aktivitet ky i organizuar në sheshin para bashkisë Shkodër.

Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Shkodrës kishin përgatitur orendi dhe zbukurime me temë kryesore ditën e luleve, të cilat i prezantuan në panairin e luleve.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 07.05.2019
Artikulli tjetërVELIPOJË, DREJT PËRFUNDIMIT LINJA E RE E TENSIONIT TË LARTË