Një aktor i njohur italian i ka dhënë fund jetës. Bëhet fjalë për Federico Palmieri.

Aktori 41-vjeçar është gjetur i varur mëngjesin e së enjtes në kopshtin e banesës së tij, në Romë.

Ende nuk dihet motivi që e çoi Palmierin të ndërmerrte këtë vendim. Mediat italiane shkruajnë se aktori se jetonte vetëm me nënën dhe qenin e tij.

Roli i fundit i Palmierit në ekranin e madh, ishte ai i një viti më parë në filmin “Udhëtim” nga Valerio Mastandrea.

Artikulli paraprakPËRPLASEN TRE AUTOMJETE NË RRUGËN TRANS – BALLKANIKE
Artikulli tjetërVAJZA GJEN TË VDEKUR NË PARK TË DY PRINDËRIT