Përfundon me lirimin e Rexhep Rrajës historia “rozë” mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist të pandehur për përndjekJe të të resë nga Fushë Kruja.

Gjykata penale e Krujës ka dënuar me 1 vit burg Rexhep Rrajën por me kusht duke pezulluar dënimin dhe duke e kaluar atë në shërbim prove.

Prokuroria e Krujës kërkoi dënimin e Rrajës me 1 vit burg ndërsa procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar.

Vetë Rraja gjatë masës së sigurisë ka deklaruar se arrestimi i tij ishte politik, ndërsa gjatë gjykimit ka qenë e pranishme Edhe Xhisiela Maloku e cila ka mohuAr denoncimet duke shprehur se gjithçka e bëri nga Xhelozia.

Historia e rozë e Xhisielës me Rexhepin përfshiu edhe politikën me akuza e kundërakuza ndërsa u përfshi dhe efektivi i policisë Emiliano Nuhu.

Nuhu pasi u arratis duke braktisur dhe shërbimin, akuzoi se për të mbyllur dosjen e Rexhepit pas denocnimeve të Xhisielës ai ishte kërcënuar me jetë.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 ndërsda prej atij momenti ai kërkoi dy herë lirinë në Gjykatë çka u refuzua.

Publikisht pas denocnimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë Krujës, Xhisila Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t’i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër.

Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloklu kishte dëmtime në trup çka faktonin dhunën e ushtruar, dhunë e konfirmuar edhe nga përgjimet në ambientet e komisariatit të Krujës.

Me këtë vendim nga kjo e enjte, Rexhep Rraja fiton lirinë me kusht për t’u paraqitur pranë shërbimit të provës dhe për të mos kryer tjetër vepër penale.

Artikulli paraprakRAMA TE POLITEKNIKU, STUDENTËT E ARKITEKTURËS: NUK KEMI DËRRASË, KU SHKOJNË LEKËT TONA?
Artikulli tjetërSTUDENTJA I PËRVISHET RAMËS: NUK NA BLINI DOT SIÇ KENI BLERË FRESHISTAT. STUDENTËT BRAKTISIN SALLËN