Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Nga 5 pikat e rendit të ditës katër prej tyre janë miratuar ndërsa është shtyrë projektvendimi për miratimin e fondit për shpronësimin e një toke në qendër të qytetit të Koplikut e cila do të përdoret për ndërtimin e sheshit para bashkisë në Malësi të Madhe.

Mbledhja e këshillit ka patur debate. Anëtarja e PD Mimoza Rexhvelaj deklaroi se disa kërkesa të saj nuk janë marrë parasysh.

Një tjetër anëtar i PD në këshillin bashkiak të Malësisë së Madhe, Isa Rama tha se bashkia atje po rrit numrin e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike për ta patur si gurë të sajin në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore.

Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak për shkak se ndodhej në takimin e llogaridhënies në njësinë administrative të Kelmendit.

 

 

Artikulli paraprakBËRDICË, BANORËT “MUNDIN” SHTETIN, INVESTOJNË NDRIÇIMIN
Artikulli tjetërSHKODËR, PROJEKT PËR UJËRAT E PËRDORURA