Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogërave të forta, duke arrestuar një person. Në pranga ka rënë 19-vjeçari nga kurbini, i cili është kapur me 4 doza kokainë.

Më datë 22.05.2018, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga forcat policore të Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

– Kristian Ndoci, 19 vjeç, banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit fizik te ketij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat i mbante për t’i shitur.
19-vjecari akuzohet per “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakABUZIMI SEKSUAL, DRAMA E 3 MOTRAVE NË LEZHË
Artikulli tjetërTURI I LLOGARIDHËNIES, BUSHATI NË PUKË