Shtëpi pa dyer dhe dritare, mure te mykura, frigorifer i boshatisur dhe fëmijë autik që flejnë në tokë.Kjo është gjendja migjenjane e familjes Kaci që jeton në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.

5 anetare te kesaj familje jetojne në një shtëpi të rrënuar me qera,ndërsa të ardhurat e fëmijëve që trajtohen me ndihmë nga shteti shërbejne për mbajtur feymën gjallë

.E zonja e shtëpisë,Roza Kaci tregon se familja e saj ka nevoje per ndihmë për cdo gjë,duke nisur nga gjërat më iemdiate,ndaj lutja e saj është për ndihmë nga cdo kush…

Tre fëmijët autik,më i madhi 8 vjec,duket se krahas rriskut të zhvillimit,duhet të vuajnë pasojat e një varfëria që pak kush mund ta besojë pa e parë nga afër.

Roza tregon se për fëmijët e saj kontrollet kanë munguar thuajse gjithmonë pasi nuk ka pasur mundësi vizitash dhe terapish,ndaj të vegjëlit e saj janë vetëm nën përkujdesjen prindërore

Familja Kaci dhe pse e vendosur në Lezhë prej një viti,ende ka pashaportizimin në bashkinë e Krujës,gjë e cila duket se ka ndikuar ne mos marrjen e ndonjë ndihme në Lezhë.

Artikulli paraprakMES RRËNOJAVE NË ISH- SHKOLLËN VETERINARE
Artikulli tjetërSHKODËR, ERA RRËZON DEGËT E PEMËVE