Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi një event, ne nderim të burrave të Malësisë që dhanë jetën për liri kundër diktatures komuniste.

Kështu iu dha titulli mbas vdekjes, “Nderi i Qarkut Shkoder” , figures së njohur dhe patriotit antikomunist Llesh Marashi

Titulli iu dorëzua familjarëve nga Kryetarja e Qarkut Shkodër , Greta Bardeli e cila ne fjalen e saj vleresoi kontributin e Llesh Marashit i cili dha jeten për mbrojtjen e kombit.

Në këtë ceremoni morën pjesë trashigimtare te patriotit Llesh Marashi autoritete vendore, deputete, drejtues i shoqatës së ish -të përndjekurve.

Ata që morën fjalën në këtë aktivitet shpalosën një imazh tjetër për Llesh Marashin nga potreti që kishte ndërtuar diktatura .

Me lot në sy Ndoc Culaj, kryetari i shoqatës së trashëgimtarëve dhe të pushkatuarve në malësi të madhe, tregon vlerën që ka ky tribun i anntifashist në të gjithë malësinë.

Më tej deputeti i Shkodrës Romeo Gurakuqi theksoi mungesën e të vertetës për historinë e Shqipërisë në shkollat e vendit tonë.

E vecantë në këtë takim ishte ardhja nga Amerika e të bijës së Llesh Marashit Albina Marashi Pervizi e cila shprehu falenderimet e saja për këtë përkujtim që iu krye babait të saj.

Figura antifashiste dhe antikomuniste e Llesh Marashit do te mbete ne memorien e te gjitheve si nje burre i madh si nje akademik ushtarak i shkolluar ne Vjene, tribun antifashit dhe antikomunist i Malesise se Madhe.