Gjatë qëndrimit në Poznan të Polonisë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim zyrtar me z. Ben Wallace, Ministër Shteti për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik, në Mbretërinë e Bashkuar.

Biseda u përqendrua në bilancin e bashkëpunimit dypalësh si dhe në perspektivën e zhvillimit të tij.

Takimi evidentoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë si dhe përcaktoi drejtime të rëndësishme zhvillimi sidomos në fushën e modernizimit dhe teknologjisë, policisë shkencore, arsimimit dhe kualifikimit, të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.

Artikulli paraprakDY BANESA PËRFSHIHEN NGA FLAKËT
Artikulli tjetërMERR FLAKË DYQANI ME FISHEKZJARRE NË KAROLINËN E JUGUT