Një gomone që mendohet se ka qenë e ngarkuar me drogë ka qenë duke u mbytur së bashku me tre persona në bord.

Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj na informon se dy shqiptarë dhe një italian kanë qenë në bordin e gomones e cila ka qenë duke u mbytur rreth 10 milje larg Sazanit.

Dyshohet se mjeti ka qenë i ngarkuar me drogë dhe dyshohet se ngarkesa ka qenë më e madhe se mund të mbante gomonia, kjo ka rrezikuar dhe mbytjen e saj.

Personat janë pikasur nga roja bregdetare e Durrësit ndërsa operacioni është ndërmarrë nga policia e qakut dhe rojet bregdetare.