Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy subjekte të tjera restorante për shkak të kushteve skandaloze.

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje edhe kontrollin në restorante.

Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi dy subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.