Një 71-vjeçar në Durrës është gjetur i vrarë në banesën e tij. Dyshohet se ai ka vrarë veten nga pakujdesia me armën e tij të gjahut të cilën po e pastronte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në banesë të 71-vjeçarit me iniciale R. T.
Sipas Policisë, në lagjen nr. 13, në banesë, shtetasi R. T., 71 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia duke pastruar armën e gjahut çifte është shkrepur dhe ka ndërruar jetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02. 12. 2018, në lagjen nr. 13, në banesë, shtetasi R. T., 71 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia duke pastruar armën e gjahut çifte është shkrepur dhe ka ndërruar jetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

PUBLICITET