Në mjediset e ish-burgut komunist të Spaçit do të realizohet kampi i parë veror me pjesëmarrjen e të rinjve nga disa vende europiane të prekura nga diktatura komuniste, si Shqipëria, Gjermania, Ukraina, Polonia dhe Bullgaria.

Nga data 28-deri në datë 31 gusht, për pesë ditë radhazi pjesëmarrësit e vendeve të ndryshme europiane që kanë vuajtur nën thundrën e komunizmit, do të qëndrojnë së bashku që do të mësojnë më shumë nga eksperiencat e njëri-tjetrit,

për të ecur së bashku drejt horizonteve europiane. Në aktivitet morën pjesë autoritete të larta fetare dhe civile, Imzot Angelo Massafra, Aqipeshkëv në Shkodër-Pult rrëfen më tepër për këtë kamp veror.

Ndërkohë për këtë aktivitet foli edhe Kryetari i Shoqatës muzeumi i burgut të Spacit Luigj Mila.

Spaçi është një vend që simbolizon një vuajtje të tmerrshme edhe të thellë, edhe si i tillë, meriton gjithë vëmendjen dhe respektin e duhur.