Dhjetra banorë të fshatit Dragoç, pjesë e Njësisë Administrative Postribë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Prej 27 vitesh askush nuk është shqetësuar të furnizoj këtë zonë më ujë.

Përgjatë kësaj kohe, e vetmja mënyrë për t’u furnizuar kanë qenë puset. Sipas banorëve, premtimet nga politika nuk kanë munguar asnjëherë përgjatë fushatave elektorale. Deri më sot asgjë konkrete nuk është bërë.

Fatmirësisht, edhe pse prej kaq vitesh është përdorur uji i puseve, nuk janë hasur problem shëndetësore. Banorët shprehen se edhe uji i puseve thahet në periudha të ndryshme të vitit, duke i detyruar t’a blejnë.

Furnizimi me ujë është një problematikë e madhe për shumë fshatra të Njësisë Administrative Postribë. Mungesa e vëmendjes nga pushtetet e ndryshme ka bërë që qindra banorë të vuajnë për shërbimet më elementare.

Artikulli paraprakSHKODRA E TOLERANCËS FETARE
Artikulli tjetërWORKSHOP-E NGA STUDENTËT E ARTIT