Sytë e botës janë mbërthyer në Spanjë, për të shpëtuar jetën e një vogëlushi 2-vjeçar, i cili prej një jave ra brenda një pusi të ngushtë dhe me me një thellësi 350 m.

Julen Rosello, 2 vjeç ndodhej jashtë me prindërit e tij, të cilët u përgatitën për piknik të dielën e 13 janarit kur ai ra në një pus gati 350 metra të thellë në qytetin e Malaga, në Spanjë.

Pavarësisht se forcat e kërkim shpëtimit kanë punuar prej ditësh me orë të gjata , ndërsa mësohet se deri më tani nuk është zbuluar asnjë shenjë jete nga fëmija i mitur, në qytezën Totalan.

Sipas mediave spanjolle qindra punëtorë të shpëtimit janë vendosur në zonë, ku punojnë cdo ditë për orë të gjata, 4 ditët e fundit.

Prindërit e të miturit janë shpërngulur në një shtëpi të ofruar nga një banor i zonës në Totalan, pranë vendit ku i vogli i tyre ka ngecur. Sipas mediave vendase, operacioni i shpëtimit inxhinieri Angel Garcia Vidal po ndiqet me vëmendje të madhe.

“Do të përballemi me vështirësi, por e rëndësishme është të jemi në gjëndje të afrohemi me djalin.Kemi shprese se do ta shpëtojmë dhe do t’ua çojmë prinderve. Ai eshte fëmija i të gjithëve, do ta nxjerrim jashtë”, është shprehur inxhinieri Angel Garcia Vidal.

Fqinjët dhe të gjithë banorët e qytetit të vogël i kanë dhënë kurajo dy prindërve për të shpresuar tek një mrekulli . “Gruaja ime është thyer. Ne shpresojmë që të kemi një engjëll për ta nxjerrë nga atje”, ka thënë Jose Rosello, babai i Julien gjatë një prononcimi për mediat.

Deri më tani është provuar se flokët u gjetën në atë që u hoq nga vendi, u konfirmua se i përkiste Julen, pas një prove paraprake të ADN-së. Përpjekjet e shpëtimit përfshijnë gërmimin në një pus paralel dhe një vrimë shtesë për të hapur një rrugë tjetër hyrjeje.

Kompania suedeze që ofroi ndihmë për të ndihmuar në shpëtimin e 33 minatorëve kilianë që ishin bllokuar nëntokë për dy muaj në vitin 2010, ka dërguar gjithashtu specialistë për të marrë pjesë në shpëtim.

Artikulli paraprakTHAÇI PËR DIALOGUN PRISHTINË-BEOGRAD: KORRIGJIMI I KUFIJVE PJESË E MARRËVESHJES FINALE ME SERBINË
Artikulli tjetërTONIGHT – 21.01.2019