NAPOLI KALON LAZION, ËSHTË NË VENDIN E TRETË. Java e 19-të e kampionatit Italian të futbollit, ka dhuruar ndeshje surprizë, për skuadrat të cilat pretendojnë vendet e para të klasifikimit.

Juventus vijon nga java në javë, duke kryesuar, dhe fitorja e radhës ka qenë ndaj Veronës me rezultatin, 4-0 e duke shkuar në kuotën e 46 pikëve. Roma e vendit të dytë, ka mbetur 5 pikë pas. Ndërsa Napoli është ngjitur në vendin e tretë në kuotën e 33 pikëve. Përsa i përket ndeshjes të javës së ardhshme, do të jenë dy supersfida. Lazio do të presë në shtëpi Milanin. Ndërkohë që Roma do të luajë ndaj Fiorentinës.