Partia Demokratike e Shkodrës zhvilloi një protest paqësore tek pallati i KZAZ 2 në Shkodër e cila më përpara ishte menduar të vendosej tek pallati i sportit “Qazim Dervishi”

në Shkodër por gjatë ditës së djeshme materialet e KZAZ 2 dhe 3 u dërguan tek shkolla “Arben Broci”. Protesta e PD ishte paralajmëruar që më herët ndaj të gjithë u mblodhën tek pallati i sportit.

Pavarësisht se protesta u zhvillua tek pallati i sportit ky objekt nuk do të shërbejë si KZAZ 2 edhe pse ishte përcaktuar më përpara sepse për arsye sigurie është zhvendosur tek shkolla “Arben Broci” bashkë me KZAZ 3 që më përpara ishte përcaktuar tek shkolla “Shejnaze Juka”.

Të dy këto mjedise, pallati i sportit dhe “Shejnaze Juka” janë në varësi të bashkisë Shkodër si godina ndaj materialet zgjedhore u spostuan tek shkolla “Arben Broci” sepse kjo godinë përveç konviktit administrohet nga ministria e mirëqënies sociale.

Materialet zgjedhore erdhën nga Tirana tek shkolla “Arben Broci” në mënyrë të fshehtë ndërsa dhjetra forca policie ishin aty për të siguruar që të mos ndodhte asnjë incident.

Pavarësisht kësaj zhvendosje të papritur opozita e zhvilloi protestën e saj tek pallati i sportit në Shkodër ndërsa drejtuesit e PD, ish deputetët e dorëhequr dhe koordinatori Flamur Noka zgjodhën të mos mbajnë fjalime duke mbajtur një protest të heshtur…

Pas protestës paqësore të zhvilluar tek pallati i sportit protestuesit u zhvendosën tek shkolla “Arben Broci” ku u vendosën materialet zgjedhore të KZAZ 2 dhe 3 duke e vijuar atje protestën deri në orët e vona por sërish një protestë paqësore pa fjalime dhe pa incidente.

Artikulli paraprakPD: NUK E DOGJËN MILITANTËT TANË, RAMA NË BURG
Artikulli tjetërZGJEDHJET VENDORE NË SHKODËR, FLASIN QYTETARËT