Të verbërit në qytetin e Shkodrës paralajmërojnë protesta deri në grevë urie nëse qeveria nuk ndryshon vendimin për pagesën e verbërsië.

Kjo kategori në metropolin verior dhe jo vetëm nuk ka marrë pagën shtesë nga periudha 2005-2010 e cila iu takon me ligj, shtesë kjo që konsisiton në pagesat e kujdestarëve të tyre.President kësaj shoqate në Shkodër Ndoc Bjeshka teksa i bën thirrje institucioneve të marrin masa, ndër të tjera denoncon se të gjitha fondet që vijnë nga Bashkimi Europian për këtë kategori nuk dihet se ku shkojnë.

Protesta deri në grevë urie janë hapat që do të ndërmerren nëse të verbërit nuk kanë një përgjigje institucionale.

Janë rreth 1000 anetare te kesaj shoqate ne te gjithe qarkun e Shkodres që nuk po terheqin pagat shtesë si pasoje e problemeve financiare te njesive vendore.Ata ndihen te lene menjane pasi qeveria nuk ka planifikuar asnje qindarke per strehimin e tyre, si dhe ka injoruar cdo kerkese te tyren per punesim.

 

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 13 MAJ 2018
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 24 PAKO CANNABIS, NJË NË PRANGA