Instituti i Statistikave ka publikuar raportin ku bën më dije se gjatë muajit dhjetor të 2019, shqiptarët kanë konsumuar më pak se një vit më parë.

Sipas kreut të industrisë ushqimore Alban Zusi, fenomeni është shqetësues, pasi ndikon negativisht në ekoniminë shqiptare.

Në muajin dhjetor të vitit 2019, qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më pak se një vit më parë. Instituti i Statistikave ka publikuar raportin ku bën me dije se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2019 është 1,1 %, ndryshe nga një vit më parë, ku dhjetori kishte një ndryshim prej 1.8%.

Sipas kryetarit të industrisë ushqimore, Alban Zusi, rënia e indeksit të çmimeve në dhjetor, vjen për shkak të rënies së kërkesës.

Alban Zusi: Kjo tregon se tregu ka një problem, tregu po vuan për shkak të dobësimit të kërkesës, për shkak të dobësimit të fuqisë blerëse.
Pavarësisht inflacionit të ulët prej 1.4 , për qytetarët shqiptarë, çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të mbeten të larta.

Edhe në muajin dhjetor, qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar kryesisht për produktet ushqimore.

Alban Zusi: Ishte e pritshme rritja e çmimeve, madje madje bizneset për ta suportuar, sepse me 14% është rritur çmimi i produkteve primare, por kur shkon deri në produkt të transformuar deri tek konsumatori, rritja shkon duke u zgjeruar.

Sipas raportit të INSTAT, shpenzimet për produkte ushqimore, pasohen nga blerjet për mirëmbajtjen e shtëpisë, dhe për argëtim dhe kulturë.

Artikulli paraprakPËRNDIQTE ISH- GRUAN, ARRESTOHET 54-VJEÇARI
Artikulli tjetërMASIVI SHKËMBOR ZË POSHTË 52-VJEÇAREN, HUMB JETËN MENJEHERE